Fakte për të Treguar se Ringjallja nuk është Trillim

Dr. Craig është profesor i kërkimeve për filozofi në shkollën Talbot të Teologjisë në Kaliforni. Ai është autor i rreth 30 librave dhe rreth 200 shkrimeve akademike të botuara në gazeta akademike. Ai ka tituj doktorature në filozofi dhe teologji në vërtetësinë historike të ringjalljes së Jezusit.

Kur vjen puna për t’u përfshirë në bisedë në hapësirën publike, letra drejtuar redaktorëve, apo bidesa me kolegët, mendoj se është shumë e rëndësishme që të krishterët të jenë në gjendje të paraqesin prova objektive që mbështesin besimin tonë. Përndryshe, deklaratat tona nuk janë më të besueshme se pohimet e kujtdo tjetër që pretendon se ka një përvojë fetare private.

Fatmirësisht, krishterimi është i veçantë në faktin se është fe e rrënjosur në ngjarje historike. Krishterimi bën deklarata që mund të hetohen nga ana historike.

Le të supozojmë sikur sonte biem dakord t’u qasemi dokemunteve të Dhjatës së Re jo si libra të shenjtë e të frymëzuar, por thjesht si një koleksion dokumentesh të shkruar në gjuhën greke, të trashëguar që prej shekullit të parë e që tregojnë këtë histori mbresëlënëse për një njeri të quajtur Jezusi i Nazaretit, pa kurrfarë supozimi për besueshmërinë e tyre, njësoj siç do t’i qaseshim çdo dokumenti tjetër antik për histori.

Ju mund të habiteni kur të mësoni se kur historianët e antikitetit i qasin dokumentet e Dhjatës së Re me këtë qëndrim, shumica e studiuesve të sotëm i pranojnë faktet qendrore që shënojnë referencat e brendshme ndaj ringjalljes së Jezusit. Numri i këtyre fakteve është katër.

Fakti nr. 1: Pas kryqëzimit, Jezusi u varros në një varr nga Jozefi i Arimatesë, një anëtar i sinedrit hebre. Ky është një fakt shumë domethënës, sepse dishepujt nuk do të kishin mundur të shpallnin ringjalljen e Jezusit në Jeruzalem ndërkohë që përballeshin me një varr ku gjendej kufoma e tij.

Fakti nr. 2: Mëngjesin e së dielës pas kryqëzimit, një grup grash që ishin ndjekëse të Jezusit e gjetën bosh varrin e Tij.

Fakti nr. 3: Në shumë raste dhe nën një shumëllojshmëri rrethanash, individë dhe grupe të ndryshme njerëzish përjetuan shfaqje të Jezusit të gjallë pasi kishte vdekur. Ky fakt sot pranohet mbarëbotërisht nga studiuesit e Dhjatës së Re.

Fakti nr. 4: Dishepujt e parë besuan se Jezusi ishte ringjallur prej së vdekurish, edhe pse kishin çdo arsye për t’u prirur të besonin të kundërtën. Udhëheqësi i tyre kishte vdekur; besimi mesianik i hebrenjve as që e perceptonte idenë e një Mesie i Cili, në vend që të triumfonte mbi armiqtë e Izraelit, do të ekzekutohej në mënyrë të turpshme prej tyre si një kriminel çfarëdo. Pavarësisht çdo arsyeje për t’u prirur të besonin të kundërtën, dishepujt e parë besuan dhe ishin të gatshëm të vdisnin për besimin në faktin e ringjalljes së Jezusit.

Luke Johnson, një kritik i spikatur i Dhjatës së Re nga universiteti Emory thotë se për gjenerimin e asaj lëvizjeje që ishte krishterimi i hershëm nevojitej një përvojë e fuqishme dhe shndërruese. Nevojitet një paltformë lëshimi për të lëshuar këtë lloj rakete.