Argumenti i Kontigjencës i Lajbnicit

Ne jetojmë në një univers të mrekullueshëm.

A keni menduar ndonjëherë pse ekziston ai ?

Pse ekziston gjithçka ?

Gotfrid Lajbnici shkroi “Pyetja e parë që duhet bërë me të drejtë është: Pse ka diçka në vend që të mos kishte asgjë?”

Ai doli në përfundimin se shpjegimi gjendet në Perëndinë.

Por a është e arsyeshme kjo?

1: Për gjithçka që ekziston, ka një shpjegim.

2: Nëse ka një shpjegim për ekzistencën e universit, ai është Zoti.

3: Universi ekziston.

Nga këto, arsyeja na çon në përfundimin se:

4- Shpjegimi i ekzistencës së universit është Zoti.

Logjika e këtij argumenti është hermetike. Nëse tri premisat janë të vërteta, përfundimi bëhet i pashmangshëm. Por a janë ato më bindëse si të vërteta sesa të rreme?

Premisa e tretë (që universi ekziston) është e pamohueshme për këdo që po kërkon të vërtetën. Por çfarë mund të themi për premisën e parë (që ka një shpjegim për çdo gjë që ekziston)?

Pse të mos themi, “Universi thjesht është aty, dhe kjo është e gjitha”? ...Nuk ka nevojë për shpjegim! Diskutimi merr fund!

Epo, imagjinoni sikur je duke shëtitur në pyll me një mik dhe hasni një sferë të shndritshme përtokë. Normalisht do të hamendësonit si ka përfunduar aty. Dhe do t’ju dukej e çuditshme nëse miku juaj do të thoshte, “Nuk ka ndonjë arsye apo shpjegim për këtë. Mjaft e pyete veten. Thjesht ËSHTË.”

Nëse sfera do të ishte më e madhe, sërish do të nevojitej një shpjegim për të. Në fakt, nëse sfera do të kishte madhësinë e universit, ndryshimi në madhësi nuk do ta hiqte nevojën për shpjegim. Në të vërtet, kurioziteti për ekzistencën e universit duket shkencor dhe intuitiv!

Dikush mund të thotë: “Nëse duhet një shpjegim për çdo gjë që ekziston, ç’më thua për Zotin? A nuk duhet një shpjegim edhe për Të? E nëse nuk duhet shpjegim për Zotin, pse duhet për UNIVERSIN?

Për t’iu përgjigjur kësaj, Lajbnici bën një dallim kyç mes gjërave që ekzistojnë DOMOSDOSHËRISHT dhe gjërave që ekzistojnë në mënyrë të KUSHTËZUAR.

Gjërat që ekzistojnë DOMOSDOSHMËRISHT, ekzistojnë prej domosdoshmërisë së natyrës së tyre. Është e pamundur për to të MOS ekzistojnë. Shumë matematikanë mendojnë se objekte abstrakte si numrat dhe seritë ekzistojnë në këtë mënyrë. Ekzistenca e tyre nuk është shkaktuar nga diçka tjetër; ata ekzistojnë vetëm nga domosdoshmëria e natyrës së tyre.

Ekzistenca e gjëravë që ekzistojnë në mënyrë të KUSHTËZUAR është shkaktuar nga diçka tjetër. Shumica e gjërave që njohim ekzistojnë në mënyrë të kushtëzuar. Ekzistenca e tyre nuk është e DOMOSDOSHME. Ato ekzistojnë vetëm sepse diçka tjetër shkaktoi ekzistencën e tyre. Nëse prindërit tuaj nuk do të ishin takuar, ju nuk do të ekzistonit.

Nuk ka ndonjë arsye për të menduar se universi që na rrethon DUHEJ të ekzistonte. Nëse universi do ishte zhvilluar në një mënyrë tjetër, mund të mos kishte yje ose planetë. Është logjikisht e mundur që i gjithë universi mund të MOS kishte ekzistontuar. Ai nuk ekziston domosdoshmërisht, por në mënyrë të kushtëzuar.

Nëse universi mund të MOS kishte ekzistuar, si ka mundësi që EKZISTON?

I vetmi shpjegim i përshtatshëm për ekzistencën e një universi të kushtëzuar është se ekzistenca e tij qëndron mbi një qenie të pakushtëzuar, diçka që nuk ka si të mos ekzistojë, për shkak të domosdoshmërisë së natyrës së saj. Diçka që do të ekzistonte pavarësisht gjithçkaje.

Pra, “Ka një shpjegim për ekzistencën e çdo gjëje që ekziston” ... “ose në domosdoshmërinë e natyrës së saj, ose në një shkakt të jashtëm.”

Po premisa jonë e dytë?

A është e arsyeshme që shpjegimin e universit ta quajmë... ZOT?

Epo, çfarë është universi? Ai është gjithë realiteti hapësirë-kohë, përfshirë gjithë lëndën dhe energjinë. Për pasojë, nëse ka një shkak për ekzistencën e tij, ai nuk mund të jetë pjesë e universit: ky shkak duhet të jetë jo-fizik dhe jo-material, përtej kohës dhe hapësirës.

Lista e gjithë njësive që mund t’i përgjigjen këtij përkufizimi është goxha e vogël, dhe objektet abstrakte nuk mund të shkaktojnë asgjë.

Argumenti i kushtëzimit i Lajbnicit tregon se shpjegimi për ekzistencën e universit mund të gjendet vetëm në ekzistencën e Zotit.

Ose, nëse nuk preferoni të përdorni termin “Zot”, ju mund ta quani thjesht “Qenia Tej Mase e Fuqishme, e Pashkaktuar, Me Ekzistencë të Domosdoshme, i Pakushtëzuar, Jo Fizik, Jo Material, Qenia e Përjetshme që Krijoi Gjithë Universin ...Dhe Gjithçka Në Të.”