bird bird

Argumenti Kozmologjik i Kalamit – Pjesa e 2të: Filozofike

A ka patur fillim Universi ynё, apo ka ekzistuar qё nga njё e shkuar e pёrjetshme? Nёse e ka patur njё fillim, ngrihet pyetja: A ka njё Krijues universi?

Nё pjesёn e parё e eksploruam kёtё pyetje nga ana shkencore. Tani le ta shohim atё nga ana filozofike. Aristoteli besonte se universi ka njё tё shkuar tё pёrjetshme. Por Al Gazali nuk ishte dakort. Ai vuri nё dukje qё, nёse universi nuk e kishte njё fillim, atёhere numri i ngjarjeve tё kaluara nё historinё e universit ёshtё i pafundmё, por ky ёshtё problem, sepse ekzistenca e njё numri tё pafundmё ngjarjesh tё sё shkuarёs ҫon nё absurditet.

Kjo ёshtё e pamundur nga ana metafizike. Pse? Matematicieni Dejvid Hilbert e ilustron problemin duke imagjinuar njё hotel me njё numёr tё pafundmё dhomash, ku tё gjitha janё tё zёna. Nuk ka asnjё dhomё tё lirё, ҫdo dhomё nё hotelin e pafundmё ёshtё plot. Tani, supozoni sikur tё vijё njё mysafir i ri dhe t’ju kёrkojё njё dhomё tё lirё. Menaxherja thotё: “Nuk ka asnjё problem, patjetёr!”, dhe mё pas zhvendos personin qё ishte nё dhomёn 1 nё dhomёn numёr 2, personin e dhomёs 2 nё dhomёn numёr 3, dhe kёshtu me rradhё nё pafundёsi. Si rezultat i kёtij riorganizimi dhoma numёr 1 lirohet dhe mysafiri i ri, i kёnaqur, futet nё tё, megjithёse tё gjitha dhomat ishin tashmё tё zёna dhe askush nuk u largua nga hoteli. Madje bёhet akoma mё absurde. Supozoni sikur njё numёr i pafundmё njerёzish tё vijnё te recepsioni. “Nuk ka problem!” - thotё menaxherja. Mё pas, ajo zhvendos ҫdo person nё njё dhomё qё e ka numrin sa dyfishin e numrit tё dhomёs sё vet. Pra, personi qё ishte nё dhomёn numёr 1 zhvendoset nё dhomёn numёr 2, personi i dhomёs 2 nё dhomёn numёr 4, personi i dhomёs 3 zhvendoset te dhoma numёr 6, dhe kёshtu me rradhё. Meqёnёse ҫdo numёr u shumёzua me dy, prodhimi ёshtё gjithmonё njё numёr ҫift dhe prandaj tё gjitha dhomat me numёr tek mbeten bosh. Kёshtu, grupi i pafundmё i mysafirёve tё rinj arrin tё zёrё kёto dhoma. E megjithatё, para se tё vinin kёta tё gjitha dhomat ishin tashmё tё zёna. Situata bёhet akoma mё e ҫmendur kur mysafirёt fillojnё tё largohen nga hoteli. Supozoni sikur tё gjithё personat qё ishin nё dhomat teke tё largohen nga hoteli. Nё kёtё rast, njё numёr i pafundmё mysafirёsh janё larguar nga hoteli, e megjithatё numri i personave nё hotel nuk ёshtё zvogёluar. Por imagjinoni sikur tё gjithё personat e dhomave katёr e sipёr tё largohen nga hoteli. Nё kёtё rast vetёm tre njerёz kanё mbetur nё hotel, e megjithatё kёtё herё u largua nga hoteli i njёjti numёr njerёzish si nё rastin kur u larguan vetёm njerёzit e dhomave me numёr tek. Atёhere kemi njё kontradiktё, ne zbresim sasi identike nga sasi identike, dhe marrim pёrgjigje tё ndryshme. Kёto absurditete tregojnё qё nuk mund tё ekzistojё njё numёr me tё vёrtetё i pafund gjёrash nё botёn reale.

Gazali ofron edhe njё argument tё dytё kundёr njё universi me tё shkuar tё pafundme. Supozoni sikur pёr secilёn nga orbitat qё kryen Saturni  pёrreth Diellit, Jupiteri kryen dy tё tilla. Sa mё gjatё qё tё vazhdojnё tё rrotullohen, aq mё mbrapa mbetet Saturni. Tani, po sikur nё tё shkuarёn kёta dy planetё tё kenё bёrё pafundёsisht orbita rreth Diellit, cili prej tyre ka bёrё mё shumё orbita? Numri i orbitave tё tyre ёshtё plotёsisht i njёjtё - pafundёsi. Por kjo duket absurde, sepse sa mё shumё orbita tё bёjnё, aq mё e madhe bёhet diferenca midis tyre. Nёse universi ka ekzistuar pёrgjithmonё, atёhere ёshtё formuar njё seri e pafundme ngjarjesh tё sё shkuarёs duke shtuar njё ngjarje pas tjetrёs. Ështё si njё sekuencё dominosh qё bien njёra pas tjetrёs, derisa arrihet dominoja e fundit, e sotmja. Problemi ёshtё qё dominoja e fundit mund tё mos bjerё asnjёherё, nёse mё parё duhet tё bjerё njё numёr i pafundmё dominosh. Kёshtu, e sotmja mund tё mos arrihej kurrё, e megjithatё ja ku jemi. Jemi te e sotmja. Kёshtu, numri i ngjarjeve qё na sjellin tek e sotmja nuk ka mundёsi tё jetё i pafundmё.

E pafundmja nuk mund tё gjejё vend nё realitet. As nuk ekziston nё natyrё, as nuk siguron njё bazё legjitime pёr tё menduarin racional. Roli qё i mbetet tё luajё e pafundmja ёshtё vetёm ai i njё ideje.

Ҫfarё kundёrshtimesh mund tё ngrihen ndaj kёtyre argumenteve? Disa njerёz e kundёrshtojnё sepse, ndryshe nga dhomat e hotelit “Hilbert”, ngjarjet e sё shkuarёs nuk ekzistojnё tё gjitha nё tё njёjtё kohё, por ne mund ta rregullojmё me lehtёsi historinё, nё mёnyrё qё tё heqim qafe kёtё kundёrshtim. Supozojmё sikur hoteli ka qenё nё ndёrtim e sipёr nё tё shkuarёn e pafund, dhe ҫdo vit i ёshtё shtuar njё dhomё. Sa dhoma do tё kishte tani ai hotel? Njё numёr tё pafundёm dhomash. Pra, nёse e shkuara ёshtё e pafundme, kjo do tё nёnkuptonte qё Hoteli  “Hilbert” mund tё ekzistonte, gjё qё ёshtё absurde. Të tjerët kanë kundërshtuar që mund tё ekzistojё një numër në të vërtetë i pafund i gjërave, le tё themi numra dhe entitete tё tjera matematikore. Gjithsesi, ky kundёrshtim presupozon qё numrat ekzistojnё me tё vёrtetё, por ky është një supozim shumë i diskutueshëm, tё cilin shumica e filozofëve e hedhin poshtë.

Kёshtu, nёse dy argumentet e Gazalit janё tё sakta, atёhere universi nuk ka njё tё shkuar tё pafundme, ai duhet tё ketё njё fillim. Dhe ne e dimё nga intuita qё ҫfarёdolloj gjёje qё fillon tё ekzistojё, ka nevojё pёr njё shkak pёr ekzistencёn e vet. Prandaj arrijmё nё konkluzionin qё universi ka njё shkak pёr ekzistencёn e tij.

Pra, ҫfarё e shkaktoi universin? Ateisti Daniel Denet, thotё qё universi e ka shkaktuar vetveten, por kjo ёshtё jokoherente, sepse, pёr tё shkaktuar fillimin e ekzistencёs sё vetvetes, universi duhet tё ekzistonte para se tё ekzistonte.

Atёhere, shkaku i ekzistencёs sё universit duhet tё jetё jashtё tij, pa hapёsirё, pa kohё, jomaterial dhe jashtёzakonisht i fuqishёm, mё shumё si...Perёndi. Ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se ka Perëndi dhe se Perëndia i shpërblen ata që e kërkojnë. (Hebrenjve 11:6)