Pesë arsye pse mund të besosh që Zoti ekziston

A ekziston Zoti? Një anketë e kohëve të fundit tregoi që një në pesë amerikanë beson se është ateist, agnostik ose asgjë në veçanti.

Sot unë i kam kërkuar Dr. William Lane Craig të na japë disa përgjigje, duke dhënë pesë arsye të mira se përse ekziston Zoti.

Dr. Craig konsiderohet nga shumë njerëz si filozofi më i shquar i krishterë i brezit tonë. Ai ka debatuar me shumë nga ateistët e rinj në disa nga universitetet më elitare të botës. Dr. Craig ka një doktoraturë në filozofi nga Universiteti i Birmingamit në Londër dhe titullin “Doktor i Teologjisë” nga Universiteti i Mynihut.

Na ndiqni në këtë edicion special të: “John Ankerberg Show”.

John Ankerberg: Mirë se erdhët në programin tonë! Unë jam John Ankerberg. Faleminderit që jeni këtu me ne sot! Jam i gëzuar që ju jeni këtu dhe jam i sigurt që nuk do të donit ta humbisnit këtë informacion. I ftuari im sonte është William Lane Craig, filozofi më i mirë i epokës sonë. Ai ka qenë pjesëmarrës në diskutime dhe dialogime me skeptikët më të njohur të botës sonë, në universitetet më prestigjoze anembanë botës. Bill, jam shumë i gëzuar që ti je këtu sot. Shumë nga debatet e tua me ateistët më të shquar kanë hyrë në tema si: ateizmi krahasuar me krishterimin; A ekziston Zoti?; ose çfarë faktesh të mira ekzistojnë për të menduar që Zoti ekziston! Dhe sonte do doja që ti të ndaje me audiencën tonë pesë arsye të mira pse ti beson që Zoti ekziston:

Dr. Craig: Shkëlqyeshëm! Unë jam i bindur, John, që hipoteza që Zoti ekziston, shpjegon një spektër të gjerë të dhënash të experiencës njerëzore. P.sh.:

  1. Zoti është shpjegimi më i mirë i origjinës së university.
  2. Zoti është shpjegimi më i mirë për harmoninë në univers, në mënyrë që jeta inteligjente të jetë e mundur.
  3. Zoti është shpjegimi më i mirë për ekzistencën e vlerave dhe detyrimeve morale objektive.
  4. Zoti është shpjegimi më i mirë për faktet historike lidhur me Jezusin e Nazaretit.
  5. Zoti mund të njihet dhe të përjetohet personalisht.

Të gjitha këto së bashku na sigurojnë mbështetje të fuqishme dhe të bollshme që Zoti ekziston.

John Ankerberg: Dakort! Fillo me numrin një, origjina e university.

Dr. Craig: Një nga faktet më mbresëlënëse për fizikën moderne është që në kontrast me kohët e vjetra, shkencëtarët modernë besojnë se universi nuk ishte i përjetshëm në të shkuarën, por ka patur një fillim, në një kohë të fundme, të mëpërparme. Paradigma kontrolluese e astrofizikes moderne, që është studimi i universit si i tërë, është që universi filloi me një ngjarje të quajtur Big Beng (Shpërthimi i madh), rreth 14 bilion vjet më parë. Dhe shumë njerëz laikë nuk e kuptojnë se sipas kësaj teorie jo vetëm materia dhe energjia, por edhe koha dhe hapësira fizike erdhën në ekzistencë në momentin e Big Bengut. Kështu që Big Bengu përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë origjinën e universit nga asgjëja. Sigurisht, vështirësia është që nga asgjëja vjen vetëm asgjë. Të thuash që universi doli, erdhi në ekzistencë nga asgjëja, i pashkaktuar nga asgjëja do ishte më keq se magjia. Kur magjistari nxjerr lepurin nga kapelja, të paktën kemi magjistarin, për të mos përmendur kapelen. Por, në ateizëm ti ke një univers që erdhi papritur në ekzistencë nga absolutisht asgjëja, i pashkaktuar, që sigurisht është absurde. Kështu që mua më duket shumë më racionale të besoj që ka pasur një shkak madhor që solli universin në ekzistencë.

John Ankerberg: Ti ke një ilustrim fantastik, për atë që po flet, duke përdorur një tullumbace.

Dr. Craig: Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që në modelin e Big Bengut teoria nuk është që universi material po zgjerohet në një hapësirë boshe paraekzistuese. Në këtë model, hapësira dhe koha vijnë në ekzistencë me Big Bengun. Një mënyrë shumë e mirë për ta vizualizuar këtë është duke imagjinuar një tullumbace që ka disa butona të stampuar në sipërfaqen e saj. Tani këta buton janë të ngjitur në sipërfaqe të tullumbaces dhe nuk lëvizin, por ndërsa e fryn tullumbacen butonet largohen gjithmonë e më shumë nga njëri-tjetri, ndërsa sipërfaqja e tullumbaces po zgjerohet. Tani sipërfaqja e tullumbaces është si hapësira jonë tri-dimensionale. Ndërsa hapësira zgjerohet, galaktikat shkojnë larg e më larg njëra-tjetrës. Kjo ka një implikim radikal që ndërsa e kthen zgjerimin e hapësirës mbrapsht në kohë ato afrohen e afrohen derisa në një pikë të caktuar në të shkuarën, i gjithë universi ngushtohet në një pikë të vetme para së cilës literalisht ai dhe asgje tjetër nuk ekzistonte. Kështu që paradigma kontrolluese e kozmologjisë moderne, është që universi erdhi në ekzistencë nga asgjëja, rreth 14 bilion vite me parë.

John Ankerberg: Ideja që njerëzit laikë kapin kur lexojnë në internet, revista shkencore apo edhe letërsi, ku filozofët e shkencës po thonë: hapni veshët se në vend të hiçit, kjo asgjë është diçka dhe kjo nuk është ajo që po thotë teoria apo jo? Na e shpjego këtë!

Dr. Craig: Ka patur një keqkuptim të madh në median e shkruar dhe në shfaqjet televizive në lidhje me mekanikën kuantike në raport me fillimin e universit. Thuhet se në mekanikën kuantike ti mund të kesh pjesëza që lundrojnë në ekzistencë nga boshllëku kuantik dhe prandaj është e mundur që diçka të vijë në ekzistencë nga asgjëja. Dhe kështu, universi mund të ketë ardhur në ekzistencë nga asgjëja, pa një shkaktar. Ajo çfarë këta njerëz dështojnë të shpjegojnë është që boshllëku kuantik në fizikë nuk është asgjë. Nuk është ajo çfarë mendon laiku se është boshllëku. Boshllëku kuantik është një det energjie, një det me aktivitet të dhunshëm i qeverisur nga ligjet fizike. Është më se e qartë që nuk është asgjë. Prandaj, edhe nëse në fazën më të hershme të universit, në pjesën më të vogël të sekondës të ekzistencës universi karakterizohet apo përshkruhet nga boshllëku kuantik mekanik kjo nuk do të thotë që universi erdhi nga asgjëja. Dhe pika është që ai boshllëk kuantik nuk mund të vazhdonte në të shkuarën e pafundme. Kishte një fillim. Prandaj ne ngelemi me pyetjen: Pse ndodhi fillimi i universit? Çfarë e shkaktoi fillimi e ekzistencës së universit?

John Ankerberg: Pse është kjo një arsye e fortë që Zoti ekziston?

Dr. Craig: Kjo na çon drejt një shkaku madhor të universit fizik. Dhe kur mendon se çfarë cilësish duhet të ketë një shkaktar i tillë një numër i madh atributesh teologjike domethënëse na dalin përpara. Nje shkaktar madhor i universit fizik duhet të jetë. Një qenie e pashkaktuar, jo fizike, jo materiale sepse e krijoi gjithë materien. Duhet të jetë jo kohor, sepse krijoi kohën dhe hapësirën. Si rrjedhojë duhet të jetë edhe i pandryshueshëm. Duhet të jetë tepër i fuqishëm që të sjellë universin në ekzistencë; Dhe për më tepër unë do të argumentoja që kjo qenie është edhe personale gjithashtu. Por përse? Kjo është e vetmja mënyrë shpjegimi se si mund të kesh një efekt të përkoshhëm me një fillim nga një shkaktar i përhershëm jo kohor që ka ekzistuar përjetësisht. Nëse shkaku do ishte thjesht një sërë kushtesh mekanike jopersonale, atëhere sapo të arrihen kushtet e mjaftueshme edhe efekti duhet të ndodhë gjithashtu. Nëse kushtet kanë qenë aty të përhershme nga përjetësia atëhere edhe efekti duhet të ishte aty i përhershëm që nga përjetësia.

John Ankerberg: Po, ti ke një ilustrim shumë të mirë me ujin e ngrirë.

Dr. Craig: Po, le te marrim ujin për shembull. Shkaku i ngrirjes së ujit janë temperaturat poshtë 0̊ C. Nëse temperaturat ishin poshtë 0̊ C që nga përjetësia në të shkuarën atëhere edhe uji do ishte i ngrirë që nga përjetësia në të shkuarën. Do ishte e pamundur që uji thjesht të fillonte të ngrinte në një kohë të caktuar në të shkuarën. Pra, si mund të kesh një efekt të përkoshëm me një fillim nga një shkaktar i përhershëm, i përjetshëm? Unë mund të mendoj vetëm një përgjigje për këtë; që është: Rasti kur shkaku duhet të jetë një agjent personal, i cili zgjedh lirisht të krijojë një efekt të ri pa pasur kushte të mëparshme përcaktuese. Psh, një njeri që ka qenë i ulur që nga përjetësia mund të zgjedhë lirisht që të ngrihet dhe kështu ti do të kishe një efekt të ri të shkaktuar nga një shkaktar i përjetshëm. Në këtë mënyrë ne kemi arritur jo vetëm tek një shkaktar i universit por edhe te krijuesi personal i këtij universi.

John Ankerberg: Kjo është fantastike, por le të kalojmë tek arsyeja e dytë për ekzistencën e Zotit, rregullsia komlekse në univers tregon për një projektues inteligjent.

Dr. Craig: Shkencëtarët dikur mendonin se pavarësisht si ishin kushtet fillestare të universit, nëse i japim pak kohë dhe kemi pak fat në një moment të caktuar inteligjente, si puna jonë, do të zhvillohej. Mirëpo gjatë 50 viteve të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar për habinë e tyre që ekzistenca e jetës inteligjente varet nga një balancë delicate dhe e komplikuar e kushteve fillestare të dhëna që nga Big Bengu. Në fakt duket që universi është i harmonizuar në mënyrë të pabesueshme, që jeta inteligjente të ekzistonte që nga momenti i parë i ngjizjes së saj. Dhe ky harmonizim është përtej të imagjinatës tonë në delikatesën e vet. Për t’ju dhënë një ide të delikatesës së kësaj harmonie, më lejoni t’ju jap disa numra. Numri i sekondave në gjithë historinë e universit, që nga Big Bengu, është 1018. Pra 10 e ndjekur nga 18 zero, një numër gjigand. Numri i pjesëzave nën atomike është 1080. Tani, me këto numra në mendje, mendoni për këto më poshtë. Në mënyrë që universi të lejojë krijimin e jetës, forca e gravitetit dhe forca e dobët e atomit duhet të jenë të harmonizuara me precizionin e një pjese nga 10100. Konstantja kozmologjike që qeveris zgjerimin e përshpejtuar të universit është e harmonizuar me një pjesë nga 10120. Ja edhe një e dhënë tjetër mahnitëse: Roger Penrose, nga Universiteti i Oxfordit ka vlerësuar se: “Gjasat e një gjendjeje entropie të ulët fillestare të universit të hershëm, vetëm nëpërmjet rastësisë janë 1 në 10123.” Një numër kaq i paimagjinueshëm saqë po ta quash astronomik do ishte një zhvlerësim i egër. Dhe shembujt e harmonizimit janë kaq të ndryshëm dhe të shumtë saqë nuk ka gjasa që të zhduken me zhvillimin e fizikës në të ardhmen. Harmonizimi është këtu për të qëndruar dhe kërkon një shpjegim për ekzistencën e tij. Dhe në literaturë ka vetëm tre shpjegime të mundshme për këtë. Njëri do ishte një domosdoshmëri fizike, sipas ligjeve të natyrës, ato duhet të kenë vlerat që kanë. Shpjegimi i dytë: thjesht rastësi e pastër. Dhe e treta, produkt i projektimit inteligjent. Dikush e ka projektuar universin që të jetë mbështetës për jetën. Problemi qëndron se dy shpjegimet e para alternative, domosdoshmëria fizike dhe rastësia, nuk janë shumë bindëse. Nuk ka asgjë në ligjet e natyrës që të kërkojë këto konstante, sasi, këto vlera që kanë, dhe shanset janë shumë të largëta që të mund të arrihen në mënyrë racionale. Prandaj mendoj që shpjegimi me i arsyeshëm është projektimi inteligjent dhe shumë shkencëtarë e kanë thënë këtë gjithashtu. Një fizikant mjaft i shquar, Pal Dejvis ka thënë: “Nëpërmjet punës sime shkencore, po besoj gjithmonë e më fort që universi fizik është bërë me një gjenialitet aq mahnitës saqë unë nuk mund ta marr këtë thjesht si fakt, bruto.” Dhe Robert Jastrou, ish drejtuesi i Institutit për Studimin e Hapësirës në NASA ka thënë: “Kjo është evidenca më e fuqishme e ka ardhur ndonjëherë nga shkenca për ekzistencën e Zotit.”

Kështu që argumentin e parë mund ta përmbledhim si më poshtë:

  1. Nëse universi filloi të ekzistojë, atëherë duhet të ketë një shkaktar të fillimit të tij.
  2. Universi filloi të ekzistojë.
  3. Prandaj universi ka një shkaktar të fillimit të tij.

Argumentin e dytë mund të përmbledhim si më poshtë:

  1. Harmonia e universit vjen si pasojë e domosdoshmërisë fizike, rastësisë ose projektimit.
  2. Ajo nuk vjen nga domosdoshmëria fizike dhe rastësia.
  3. Prandaj është nga projektimi.

John Ankerberg: Dakort, ti thua që arsyeja e tretë e ekzistencës së Zotit është ekzistenca e vlerave dhe detyrimeve morale objektive që shohim në botë.

Dr. Craig: John nëse Zoti nuk ekziston është shumë e vështirë të gjejmë një standart objektiv për të mirën dhe të keqen, për të drejtën dhe të gabuarën. Në ateizëm, vlerat morale janë thjesht një produkt i evolucionit biologjik dhe kushteve sociale. Majkëll Ruse, filozof dhe shkencëtar ateist nga Kanadaja ka thënë: “Morali është një përshtatje biologjike….etika është një iluzion….morali është thjesht një ndihmë për të mbijetuar dhe për t’u riprodhuar; dhe çdo kuptim më i thellë është iluziv.” Në botëkuptimin natyralist, ateisti në të vërtetë nuk ka vlera morale dhe detyrime objektive në këtë botë. Por vështirësia e kësaj është se ne, në eksperiencat tona morale, gjejmë një fushë të vlerave dhe detyrimeve morale dhe objektive të cilat na imponohen si reale dhe të vërteta. Edhe Z. Ruse vetë, në një vend tjetër pranon që: “Njeriu që pranon se është moralisht e pranueshme të përdhunosh fëmijë të vegjël, është po aq gabim sa njeriu që thotë se 2+2=5.” Pyetja atëherë është, cili është bazamenti më i mirë për këto vlera dhe detyrime morale objektive? Dhe mendoj se përgjigjia është, Zoti. Nëse Zoti ekziston, atëhere ne kemi një bazament, një themel të tejpërsojetshëm për të drejtën dhe të gabuarën si dhe për të mirën dhe të keqen, gjë të cilën ateizmi nuk na e siguron dot.

Këtë argument të tretë mund ta ndajmë si më poshtë:

  1. Nëse Zoti nuk ekziston, atëhere vlerat dhe detyrimet morale nuk ekzistojnë.
  2. Vlerat dhe detyrimet morale ekzistojnë.

Nga këto rrjedh logjikisht dhe në mënyrë të domosdoshme që:

  1. Zoti ekziston

Dhe mendoj se ky është një nga argumentet më të fuqishme për ekzistencën e Zotit sepse studentet e njohin vërtetësinë e këtyre premisave. Atyre u është mësuar relativizmi në orët e tyre të mësimit në universitet. Nëse nuk ka Zot çdo gjë është relative. Vlerat dhe detyrimet morale objektive nuk ekzistojnë, por në të njëjtën kohë, John, ata janë shumë të përkushtuar ndaj premisës së dytë, që vlerat dhe detyrimet morale objektive ekzistojnë. Ata nuk duan që të shihen si gjykues, e çmojnë vlerën e të qenit tolerant, mendjehapur dhe të dashur. Ata janë të frikësuar për vdekje që të mallkojnë dikë që është kundër tyre. Ata e konsiderojnë këtë si vlerë objektive. Në fakt ata janë shumë të përkushtuar ndaj këtyre premisave, por thjesht nuk i kanë bërë llogaritë që 2+2=4 dhe të nxjerrin konkluzionin logjik.

John Ankerberg: Ti thua që arsyeja e katërt e ekzistencës së Zotit janë faktet historike të jetës vdekjes dhe ringjalljes së Jezus Krishtit.

Dr. Craig: Jezusi i Nazaretit është një individ i jashtëzakonshëm në çdo drejtim. Studiuesit e Dhjatës së Re kanë arritur në një konsensus me njëri – tjetrin që Jezusi historik erdhi në skenë me një sens autoriteti hyjnor të paprecedent. Ai kishte autoritet për të qëndruar dhe për të folur në vend të Perëndisë. Ai pohoi që Mbretëria e Perëndisë hyri në historinë njerëzore përmes Tij, dhe si demonstrim i dukshëm i kësaj, ai ndërmori një shërbesë duke bërë mrekulli dhe nxjerrje frymësh të liga (ekzorcizëm). Megjithatë, konfirmimi më radikal i pohimeve të Tij është ringjallja e Tij nga vdekja. Nëse Jezusi u ringjall nga të vdekurit, do të thotë se Ai ishte ai që pohonte se ishte. Do të thotë që Zoti i ka vërtetuar publikisht pohimet e tij. Unë e kuptoj që shumë njerëz mendojnë se ringjallja e Jezusit është diçka që njerëzit e besojnë vetëm me anë të besimit, por në studimet e mia mbi këtë temë për doktoraturën në Universitetin e Mynihut, u surprizova kur zbulova që ka të paktën 4 fakte të mirëmbështetura për të cilat bien dakort shumica e studiuesve të Dhjatës së Re, të cilat e gjejnë shpjegimin më të mirë të tyre në ringjalljen e Jezusit.

John Ankerberg: Cilat janë këto fakte?

Dr. Craig: Së pari: Menjëherë pas ringjalljes, Jezusi i Nazaretit u vu në një varr nga një anëtar i këshillit të lartë judeas të quajtur Jozefi i Arimatesë. Së dyti: Ai varr u gjet bosh nga një grup grash ndjekëse të Jezusit, të djelë pas ringjalljes. Së treti: Më vonë, individë dhe grupe të ndryshme njerëzish, në rrethana dhe vende të ndryshme, panë shfaqje të Jezusit, të ngjallur nga vdekja. Së katërti: Dishepujt origjinalë të Jezusit, përkundër çdo predispozite për të besuar të kundërtën, besuan papritur dhe sinqerisht që Zoti e kishte ngritur Jezusin nga të vdekurit. Sot, këto fakte janë të pranuara gjerësisht nga historianët e Dhjatës së Re. Pyetje e vetme është: Si mund të shpjegohen këto? Unë jam i bindur se shpjegimi më i mirë për këto katër fakte është ai që dhanë dëshmitarët okularë, e thënë hapur: Zoti e ngriti Jezusin nga të vdekurit. Dr. Luka Timothi xhonson, studiues i shquar i Dhjatës së Re në Universitetin e Emorit ka shkruar: “Duhet një lloj eksperience e fuqishme transformuese për të gjeneruar atë lloj lëvizje që kishte krishtërimi i hershëm.” N.T Rajt, studiues i shquar Anglez, ka arritur në përfundimin se: “Kjo është arsyeja pse si historian unë nuk mund të shpjegoj ngritjen e krishtërimit të hershëm, veçse nëse Jezusi është ngritur nga të vdekurit duke lënë pas vetes një varr bosh.”

Prandaj ne mund ta përmbledhim këtë argument si më poshtë:

  1. Ka katër fakte të mirëmbështetura rreth Jezusit të Nazaretit: varrimi i tij me nderime; varri i tij bosh; shfaqjet e Tij pas vdekjes dhe origjina e besimit të dishepujve tek ringjallja e Jezusit.
  2. Shpjegimi më i mirë i këtyre fakteve është hipoteza: Zoti e ngriti Jezusin nga të vdekurit.
  3. Hipoteza e mësipërme na çon në përfundimin që Zoti ekziston.
  4. Prandaj, Zoti ekziston!

John Ankerberg: Ti po thua që arsyeja e pestë pse njerëzit i besojnë Zotit është eksperienca e tyre personale me Zotin. Çfarë do të thuash me këtë?

Dr. Craig: Ky argument i pestë nuk është në fakt një argument për ekzistencën e Perëndisë, por një pohim që ti të mund ta dish se Zoti ekziston krejtësisht ndarazi nga argumentet, thjesht duke e përjetuar atë personalisht. Kjo ishte mënyra si e njihnin njerëzit Perëndinë në Bibël. Siç ka thënë Xhon Hik: “Për ta Zoti nuk ishte një ide e adoptuar nga mendja, por një realitet i përjetuar që u dha domethënie jetëve të tyre”. Tani, nëse puna qëndron kështu, atëhere ekziston rreziku që: “Argumentet për ekzistencën e Zotit mund të na shpërqendrojnë nga vetë Zoti.” Ne nuk duhet të jemi aq të fokusuar në argumenta sa të dështojmë të dëgjojmë zërin e Zotit që na flet në zemrat tona. Për ata që e dëgjojnë, Zoti bëhet një realitet personal në jetët e tyre. Bibla premton: “Afrohu afër Zotit dhe ai do të të afrohet ty.” Prandaj ne nuk duhet të fokusohemi vetëm te argumentat, por duhet t’i afrohemi Zotit dhe të kërkojmë fytyrën e Tij.

John Ankerberg: Çfarë do t’u këshilloje të bënin atyre që nuk e kanë konsideruar këtë më parë dhe po e marrin në konsideratë tani?

Dr. Craig: Unë do t’i inkurajoja të bënin të njëjtën gjë që bëra unë si jobesimtar, kur dëgjova për herë të parë këtë mesazh. Së pari, unë do t’i inkurajoja të luten. Të gjunjëzohen anash krevatit të tyre, në mbrëmje kur janë vetëm, dhe t’i flasin Zotit: “Zot nëse je i vërtetë, m’u bëj i njohur, unë dua të të njoh dhe të bindem që Ti ekziston.”; dhe në mënyrë të rregullt të bëjnë lutje të tilla. Së dyti unë do t’i inkurajoja që të merrnin një kopje të Dhjatës së Re dhe të lexonin jetën e Jezusit te Ungjijtë, dhe ndërsa i lexojnë ata të bëjnë këto pyetje. Kush është ky njeri? A mund të jetë ky ai që pretendon se është? Ai mund të jetë ky Zoti i mishëruar që erdhi të vdesë për mëkatet e mia në mënyrë që unë të kem një marrëdhënie personale me Të? Unë besoj se nëse njerëzit e ndjekin këtë shteg, ai do t’i çojë tek Zoti dhe do ta gjejnë Atë në të njëjtën mënyrë siç e gjeta edhe unë. Tani për ata që kanë ardhur në pikën që janë të bindur se Zoti egziston dhe se e ka zbuluar veten e vet në Jezusin dhe se e ka ringjallur atë nga të vdekurit për të treguar se kush ai ishte, atëherë do ti inkurajoja këta t’ia përkushtojnë jetën e tyre Jezusit si Shpëtimtarit dhe Zotit të tyre. Ata mund të shkojnë para Zotit në lutje dhe të thonë dicka si kjo:

Zot unë besoj që ti egziston dhe që ti e ke shfaqur veten tënde në Jezusin, dhe e ke ringjallur atë prej së vdekurish. Dhe tani në mënyren më të mirë që di, po të ftoj ty të vish në jetën time, të më falësh mëkatet e mia, ta ndryshosh jetën time dhe të më bësh atë lloj njeriu që ti dëshiron të jem. Unë dua të jem një dishepull i Jezusit dhe ta ndjek atë, ndryshoje jetën time. Dhe unë po të zë besë që do ta bësh këtë tani. Amen.

Dhe nëse ata do ta bëjnë një lutje të tillë, Zoti do ta dëgjojë këtë lutje, do të vijë në jetët e tyre dhe do të fillojë ti transformojë nga brenda jashtë për ti bërë ata njerëzit që Zoti dëshiron që ata të jenë.