bird bird

Universi i Pamundur: Realiteti i Kalibrimeve Perfekte Kozmike

Që nga kohët më të hershme, njerëzit kanë parë qiellin dhe janë çuditur...Shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë një të vërtetë befasuese; universi duket i rregulluar në mënyrë të pabesueshme. Ekzsitenca jonë qendron e balancuar me përsosmëri të pakuptueshme, si në tehun e një brisku. Që nga momenti i parë i krijimit të tij, parametrat thelbësorë të universit janë të kalibruar në mënyrë delikate që jeta inteligjente të mund të ekzistojë. Shkencëtarët dikur besonin se Big Bang ishte kaos i plotë, një gjendje rastësore e natyrës. Duke pasur kohë dhe pak fat, forma inteligjente të jetës do të krijoheshin përfundimisht nga diku. Por, sa më shumë që shkencëtarët e studionin universin, aq më shumë e kuptuan që e kundërta është e vërtetë. Një listë marramëndase kushtesh fillestare filloi të dilte në dritë, të cilat ishin, në mënyrë të pakuptueshme, të kalibruara aq mirë sa të lejonin jetë inteligjente. Këto njihet si konstantet dhe sasitë thelbësore të natyrës. Këto vlera janë kaq të sakta, kaq mbresëlënëse sa që është e vështirë të ilustrosh madhësinë e këtyre gjetjeve.

Për të krijuar një ndjesi mbi këto shanse, konsidero numrin e sekondave që kanë kaluar që kur koha ka filluar: 10 në fuqi të 20. Pra, numri 10 i ndjekur nga 20 zero. Tani, konsidero forcën e gravitetit. Nëse konstantja e forcës gravitacionale do të ishte e pakalibruar me vetëm 1 pjesë ndër 10 në fuqi të 60 pjesë, atëherë do të kishte ardhur shkatërrimi. Universi ose do të zgjerohej kaq shpejt sa që yjet nuk do të mund të formoheshin, ose do të rrënohej përsëri në vetvete me të njëjtin rezultat: as yje, as planete, as jetë nuk mund të krijohej [qielli nuk mund të studiohet nga eksperienca personale, sepse informacioni përçohet në rrezet e dritës; universi i pamasë e misterioz në të cilin ne kemi lindur].

Çfarë mund të themi pra, edhe për shpërndarjen e lëndës dhe energjisë në universin e hershëm? Nëse ato nuk do të shpërndaheshin në mënyrë të barabartë dhe me një saktësi të paimagjinueshme, atëherë universi do të kishte qenë armiqësor ndaj çdo forme jete. Sa e jashtëzakonshme që diçka do të ekzistonte.

Fakti që universi është i kalibruar kaq mirë është i pa kundërshtueshëm. Po si mundet dikush që të shpjegojë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kalibrim gati të pakuptueshëm? Ekzistojnë tre mundësi të drejtpërdrejta: nevoja fizike, rastësia, ose krijimi me qëllim. Hipoteza e nevojës fizike nënkupton që universi duhet të jetë i kalibruar mirë për të pasur jetë. Thuhet se një univers që është armiqësor ndaj jetës është i pamundur. Megjithatë, jo vetëm që një univers që nuk mundëson jetën është i mundur, por një univers pa jetë në të ka më shumë të ngjarë që të ndodhë. Secili nga parametrat që mban në funksionim universin mund të marrë vlera në një game të gjerë, pra, duke përforcuar pamundësinë e kalibrimit perfekt.

Po mundësia e rastësisë? Shumica e shkencëtarëve e njohin faktin se rastësia tërësore nuk është një shpjegim i përshtatshëm për këtë kalibrim kaq perfekt. Shanset matematikore janë thjesht shumë të mëdha për tu tejkaluar. Shumë shkencëtarë janë përpjekur të rrisin shanset e krijimit të një universi që lejon jetën duke marrë si të mirëqenë ekzistencën e shumë universeve. Ata imagjinojnë se ekziston një numër i pafundmë universesh dhe ne jemi vetë një pjesëtar i këtij ansambli. Duke qenë se kështu kemi një numër të pafundmë përpjekjesh për të arritur në rezultatin e duhur, atëherë shansi është në favorin tonë. Kjo lëvizje është ndoshta komplimenti më i madh që i bëhet fuqisë së argumentit të kalibrimit perfekt. Sepse me qëllim që të shpjegojnë kalibrimin perfekt, shkencëtarët janë kthyer drejt një shpjegimi filozofik. Shumësia e universeve, në vetvete, nuk mund të zbulohet, as të matet, vëzhgohet, apo provohet. Për më tepër, shumësia e universeve duhet të përballet me një kundërshtim shkatërrues. Nëse ne do të ishim vetëm një pjesë e një shumësie universesh, atëherë ne mund të shpjegonim të gjitha llojet e pamundësive në jetën tonë të përditshme. Nuk duhet të habitemi kur ruleta qendron gjithmonë tek e kuqja numër 20. Mbi të gjitha, matematika nënkupton se kjo gjë po ndodh diku në shumësinë e universeve pa u konsideruar e parregullt, kështu që përse jo këtu?

Si përfundim, pra, as nevoja fizike dhe as rastësia nuk ofrojnë një shpjegim të mirë për kalibrimin përfekt të universit. Siç rrëfen Freeman Dyson “sa më shumë e studioj universin dhe detajet e arkitekturës së tij, aq më shumë prova gjej që universi, në një farë kuptimi, duhet t’a dinte se ne po vinim.

[Shkenca po na sjell më afër drejt të kuptuarit se kush dhe ku jemi]