bird bird

A Ka Jeta Ndonjë Kuptim?

A Ka Jeta Ndonjë Kuptim?

E di çfarë? Askush nuk më pyeti a doja të ekzistoja.

Po, e pastaj një ditë të bukur – bum! Ja ku jam! Dhe mendoj me vete: “Pse jam këtu?”

Epo, ti si mendon? A ka ndonjë arsye pse jemi këtu? A ka jeta jonë ndonjë kuptim?

Epo, varet.

Nga çfarë?

A ekziston apo jo Perëndia.

Prit... prit pak. Mos po thua se jeta ime nuk ka asnjë domethënie ngaqë nuk besoj në Perëndinë?

Jo, nuk po them këtë, aspak. Po them se, nëse Perëndia nuk ekziston, nuk ka rëndësi ÇFARË beson. Jeta jonë nuk do të kishte asnjë domethënie, vlerë a qëllim objektiv. Edhe vetë ateistët, shumë prej tyre, e pranojnë këtë: Nëse ateizmi është i vërtetë, jeta është absurde.

Në rregull... por pse mendojnë kështu ata?

Si fillim, nëse Perëndia nuk ekziston, gjithçka që ekziston është universi fizik, që do të thotë se unë dhe ti nuk jemi gjë tjetër veçse nënprodukte aksidentale të natyrës, apo jo?

E drejtë. Edhe?

Kjo do të thotë se nuk jemi skicuar me qëllim. Pra, nuk ka ndonjë qëllim që jemi këtu!

Ua!

Edhe më keq se kaq! Nëse Perëndia nuk ekziston, nuk ekziston as standardi absolut për vlerë morale. Keni dëgjuar për ateistin Riçard Dokins... Ai vëren se, në një univers materialist, “nuk ka asnjë skicim bazë, asnjë qëllim, asnjë ligësi, asnjë të mirë, asgjë përveçse indiferencë e pakuptimtë...”

Pra, po thua se ateistët nuk mund të jenë njerëz të mirë?

Jo, nuk po them këtë! Shumë ateistë bëjnë jetë të mirë. Ajo që po them është se ateizmi dështon në ofrimin e një baze objektive për të thënë se një veprim i caktuar është i mirë apo i keq.

Oh, hë tani. Pas miliona vitesh evolucioni socio-biologjik, qeniet njerëzore kanë zhvilluar ndjesinë e moralit; të gjithë e dimë se është mirë të ushqesh një fëmijë të uritur dhe keq të torturosh dikë për argëtim.

Sigurisht që e dimë. Por kjo është pikërisht çfarë ateizmi nuk mund të shpjegojë! Nëse nuk ka Perëndi, atëherë gjërat që konsiderojmë të drejta e të gabuara nuk janë gjë tjetër veçse aksidente të evolucionit ose konvencionit social njerëzor.

E çfarë pastaj? Për mua mjafton kaq.

Vërtet? Evolucioni nënkupton mbijetesën e më të fortit, jo moralin. Konvencion social do të thotë se racizmi, mungesa e tolerancës dhe mizoria nuk janë vërtet të gabuara, thjesht që nuk janë në modë tani për tani.

Në rregull, pra ateistët duhet të gjejnë disa standarde objektive për të drejtën e të gabuarën... Ç’më thua për këtë? Nëse një veprim çon në begatinë e njeriut, mund të themi se është veprim objektivisht i mirë. Nëse jo, është objektivisht i lig.

Por pse duhet të mendojmë se begatia e njeriut është diçka e mirë? A nuk po tregohesh pak i përqendruar te një specie e vetme? Pse të mos i referohemi për shembull begatisë së minjve? Ose lakrave?

Epo, ëë...

Si dhe, kush e vendos se çfarë kontribuon në begatinë e njeriut? Hitleri ishte i bindur se vrasja e miliona hebrenjve do të promovonte begatinë e njeriut. Margeret Sangeri mendonte se sterilizimi i detyrueshëm i të varfërve do të çonte në begatimin e njeriut. Siç vëren Kai Nilseni, një filozof ateist: “Arsyeja e pastër praktike... nuk do t’ju drejtojë te morali.”

Pra, nëse ateizmi është i vërtetë, nuk ka asnjë bazë legjitime për të thënë se një sjellje është më e keqe se një tjetër. Që do të thotë se nuk ka rëndësi si e jeton jetën! Zgjedhjet që bën çdo ditë janë pa domethënie.

Kjo është e trishtueshme.

Dhe, nëse nuk ka Perëndi, çfarë ndodh kur vdes?

Epo... asgjë! Thjesht ndalon së ekzistuari.

E drejtë. Pra, një njeri e jeton jetën e vet me dashamirësi, bujari e mençuri. Një tjetër bën jetë të tmerrshme, të dhunshme dhe egoiste. Nuk ka rëndësi! Në të dyja rastet, rezultati është i njëjtë: Asgjë! Po si mund të ketë domethënie objektive jeta e tyre?

Epo, sigurisht që ka domethënie nëse zbuloj kurën për kancerin apo i shpëtoj jetën një fëmije.

Bie dakord plotësisht! Por ateizmi nuk mund të shpjegojë pse! Shkencëtarët predikojnë se, me kalimin e kohës, i gjithë universi dhe njerëzimi bashkë me të do të marrë fund, pra gjithçkaja bëhet asgjë! Prandaj edhe filozofi ateist Bertrand Rasëll thotë se duhet “ta ndërtojmë jetën në themelin e qëndrueshëm të dëshpërimit.”

Jo, faleminderit. Preferoj të jetoj i lumtur.

Nuk je i vetmi. Çdo ateist duhet të zgjedhë ndërmjet lumturisë... dhe qëndrueshmërisë. Mund t’i thuash të gjithë botës se je ateist, por nuk mund të jetosh si i tillë.

Në rregull, pra, ti je i krishterë... Nëse Perëndia yt ekziston vërtet, çfarë ndryshimi do të përbënte kjo?

Nëse krishterimi është i vërtetë, atëherë ka një arsye pse secili prej nesh është këtu... dhe se jeta nuk merr fund me varrin. Perëndia, që është standardi absolut për mirësinë, të njeh, të do dhe të ka krijuar në mënyrë të qëllimshme. Pra, jeta jote përfundimisht ka domethënie, vlerë e qëllim objektiv. Kjo do të thotë se ti mund ta jetosh jetën me lumturi e qëndrueshmëri njëkohësisht!

Epo... kjo nuk e vërteton krishterimin!

Jam dakord. Thjesht dua të them se për të krishterët është e mundur të jetojnë me lumturi dhe qëndrueshmëri! Për ateistët jo.

Kështu që, ti çfarë do të zgjedhësh?

****************

“Unë kam ardhur që ata të kenë jetën, edhe ta kenë me bollëk”. ~Jezus Krishti