Argumenti Kozmologjik i Kalamit

Zot, aty je?

A ekziston Zoti?

Apo universi material është gjithçka është, ka qenë e do të jetë ndonjëherë?

Një qasje për t’iu përgjigjur kësaj pyetje është argumenti kozmologjik.

Sipas këtij argumenti :

- Çfarëdo që fillon të ekzistojë ka një shkak

- Universi filloi të ekzistonte dikur

- Prandaj, universi e ka një shkak.

A është e vërtetë premisa e parë? Le ta shohim!

Të besuarit se diçka vjen në ekzistencë pa shkak kërkon më shumë stërmundim sesa të besuarit në magji. Në rastin e magjisë, të paktën kemi një kapele dhe një magjistar.

E nëse diçka mund të vijë në ekzistencë nga asgjëja, atëherë pse nuk e shohim të ndodhë gjatë gjithë kohës këtë? Jo, përvoja jonë e përditshme dhe faktet shkencore vërtetojnë premisën e parë, se diçka që fillon të ekzistojë duhet të ketë një shkak”

Po premisa jonë e dytë?

A filloi dikur universi ynë apo ka ekzistuar gjithmonë?

Ateistët kanë thënë vazhdimisht se universi ka qenë gjithmonë këtu.

“Universi thjesht është aty, dhe kjo është e gjitha.” – Bertrand Rasëll

Së pari, le të shohim ligjin e dytë të termodinamikës, sipas të cilit universit po i mbaron pak e nga pak energjia e përdorshme ...dhe pikërisht kjo është çështja:

Po të kishte qenë gjithmonë këtu, tashmë universit do t’i kishte mbaruar energjia e përdorshme.

Ligji i dytë na çon në pikën se patjetër ka një fillim. Këtë e kanë konfirmuar më tej edhe një sërë zbulimesh të shquara shkencore.

Në 1915, Albert Ajnshtajni prezantoi teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit.

Kjo teori na dha për herë të parë mundësinë të flisnim në mënyrë domethënëse për të shkuarën historike të universit.

Më pas, Aleksandër Fridmani dhe Xhorxh Lëmetrë, secili duke punuar me ekuacionet e Ajnshtajnit, parashikuan se universi po zgjerohet.

Pastaj në 1929, Eduin Habëll mati zhvendosjen e kuqe të dritës nga galaktikat e largëta.

Kjo provë empirike vërtetoi jo vetëm që universi po zgjerohet, por edhe se ka ardhur në ekzistencë nga një pikë e vetme në të shkuarën e fundme.

Ky ishte një zbulim monumental, thuajse i paimagjinueshëm.

Megjithatë, jo të gjithë janë shumë të dhënë pas idesë së një universi të fundmë...

Ndaj nuk kaloi shumë dhe filluan të dilnin modele alternative.

Por, njëri pas tjetrit, këto modele nuk arritën t’i qëndronin sprovës së kohës.

Kohët e fundit, tre kozmologë të shquar, Arvind Bord, Alan Gath dhe Aleksandër Vilenkin, vërtetuan se “çdo univers i cili është zgjeruar mesatarisht përgjatë ekzistencës së tij nuk mund të jetë i përjetshëm në të shkuarën dhe duhet të ketë një fillim absolut.

Kjo gjen zbatim edhe për multiversin, nëse diçka e tillë ekziston.

Kjo do të thotë që shkencëtarët “nuk mund të fshihen më pas një universi me të shkuar të përjetshme. Nuk kanë nga shkojnë. Ata duhet të ballafaqohen me problemin e një fillimi kozmik.”

Çdo model i përshtatshëm duhet të ketë një fillim, njësoj si modeli standard.

Kështu bëhet shumë e pranueshme se të dyja premisat e argumentit janë të vërteta. Kjo do të thotë se edhe përfundimi është i vërtetë: universi ka një shkak.

E meqë universi nuk mund ta shkaktojë vetveten, shkaku i tij duhet të gjendet përtej universit hapësinor dhe kohor. Ky shkak duhet të jetë i pafund në hapësirë dhe kohë, jomaterial, i pashkak dhe i fuqishëm përtej çdo imagjinate. Ngjan shumë me… Perëndinë.

Argumenti kozmologjik na tregon, në fakt, se është shumë e arsyeshme të besosh se Perëndia ekziston.