bird bird

Vuajtjen dhe Ligësinë: Versioni i Probabilitetit

Vuajtjen dhe Ligësinë: Versioni i Probabilitetit

pjesën e parë, shqyrtuam versionin logjik të problemit të vuajtjes dhe ligësisë. Ky argument përpiqet të vërtetojë se, meqë vuajtja dhe ligësia ekzistojnë, është e pamundur logjikisht që të ekzistojë Perëndia. Shpjeguam edhe pse vetë filozofët ateistë e pranojnë dështimin e këtij argumenti.

Por prisni!

Ende mund të argumentohet se, pavarësisht se është E MUNDSHME logjikisht që Perëndia dhe vuajtja të ekzistojnë njëkohësisht, gjasat për këtë janë të pakta. Ka aq shumë vuajtje pa kuptim sa duket e pagjasë që Perëndia të ketë arsye të mira për lejimin e saj.

Ky është versioni i Probabilitetit të problemit. Vuajtja mundëson prova empirike se ekzistenca e Perëndisë është... jo e pamundur... thjesht shumë e pagjasë.

A është i mirë KY argument? Shqyrtoni këto tri çështje.

Së pari, në NUK jemi në pozita për të thënë me siguri se Perëndisë ndoshta i mungojnë arsyet për lejimin e vuajtjes në botë.

Problemi është se ne jemi të kufizuar në kohë e hapësirë, në inteligjencë dhe aftësi vëzhguese. Perëndia, nga ana tjetër, sheh çdo detaj të historisë nga fillimi deri në fund dhe e rendit atë përmes vendimeve dhe veprimeve të lira të njerëzve. Për të arritur qëllimet e Tij, Perëndia mund të ketë lejuar një masë të madhe dhimbjeje përgjatë rrugës. Vuajtja që duket e pakuptimtë brenda sferës sonë të kufizuar të kuptimit mund të jetë lejuar me të drejtë nga Perëndia brenda kornizës së Tij më të gjerë.

Ndonjëherë, gjërat që përjetojmë nuk kanë kuptim... derisa fitojmë perspektivë më të gjerë – dhe shohim pamjen e madhe të skicuar nga Krijuesi.

Ja dhe pika e dytë: Bazuar në sferën e plotë të provave, ekzistenca e Perëndisë është shumë e mundshme.

Siç e shihni, mundësitë lidhen gjithmonë me informacionin shoqërues.

Për shembull, nëse marrim parasysh sa peshon ky burrë, do të thoshim se nuk ka shumë gjasa që të jetë atlet i nivelit botëror. Por nëse jemi të gatshëm të marrim parasysh informacione shtesë... se është mundës i stilit sumo... dhe katër herë kampion bote – do ta rishikonim shpejt pikëpamjen tonë.

Në të njëjtën mënyrë, kur ateisti pretendon se ekzistenca e Perëndisë është e pagjasë, ne duhet të pyesim “e pagjasë bazuar në çfarë informacioni shoqërues?” Nëse marrim parasysh vetëm vuajtjen në botë, ekzistenca e Perëndisë vërtet mund të duket e pagjasë. Por, nëse jemi të gatshëm të shohim sferën e plotë të informacionit shoqërues... të marrim parasysh argumentet e fortë për ekzistencën e Perëndisë, mund të arrijmë një përfundim shumë ndryshe.

Pika e tretë: Krishterimi parashtron doktrina që e rrisin probabilitetin e bashkekzistencës së Perëndisë dhe vuajtjes. Shqyrtoni katër prej këtyre doktrinave.

E para, qëllimi kryesor i jetës NUK është lumturia.

Shpeshherë njerëzit hamendësojnë se, nëse Perëndia ekziston, roli i Tij është të krijojë një mjedis të rehatshëm për të përkëdhelurit e Tij, njerëzit. Ata mendojnë se qëllimi përfundimtar i jetës sonë në tokë është lumturia dhe se, për pasojë, Perëndia është i detyruar të na mbajë të lumtur.

Megjithatë, krishterimi paraqet një pikëpamje rrënjësisht ndryshe: se qëllimi i jetës është TË NJOHIM PERËNDINË. Vetëm kjo sjell përmbushje afatgjatë. Vuajtja mund të sjellë njohje më të thellë e më intime të Perëndisë, si për atë që po vuan, ashtu edhe për ata që e rrethojnë.

I gjithë kuptimi i historisë njerëzore është se Perëndia na ka dhënë vullnet të lirë dhe po tërheq sa më shumë njerëz që të mundet në mbretërinë e Tij të pafund. Vuajtja është një prej mënyrave si Perëndia mund t’i tërheqë lirshëm njerëzit drejt Vetes. Në fakt, shpeshherë vendet që kanë kaluar vështirësitë më të mëdha shfaqin normat më të larta të rritjes së krishterimit.

“Zoti na pëshpërit në kënaqësitë tona, i flet ndërgjegjes sonë, por thërret me forcë në vuajtjet tona! Është megafoni i tij për të zgjuar një botë të shurdhët”. ~C.S. Lewis

E dyta, njerëzimi është në gjendje rebelimi kundër Perëndisë dhe qëllimit të Tij.

Ligësitë e tmerrshme njerëzore janë dëshmi e shthurjes së njeriut, e cila në vetvete është pasojë e ndarjes me Perëndinë. I krishteri nuk habitet nga ligësia morale në botë; përkundrazi, ai e pret atë si të mundshme.

Doktrina e tretë shpall se qëllimi i Perëndisë nuk kufizohet vetëm në këtë jetë, por vijon përtej varrit deri në jetë të përjetshme.

Kjo botë është vetëm fillimi... hyrja për në një jetë të paimagjinueshme e të pasosur përtej derës së vdekjes. Pali, shkruesi i një pjese të madhe të Dhjatës së Re, kaloi nëpër “shtrëngime, në nevoja, në ngushtica, rrahje, në burgosje, ... në agjërime”, e megjithatë shkroi... . “Prandaj nuk na lëshon zemra;... Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie; ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.”

Pali e kuptonte se jeta në tokë, me gjithë vuajtjen që kalon secili prej nesh, është e përkohshme. Dhimbja jonë nuk do të zgjasë përgjithmonë, por jeta jonë me Perëndinë po. Pali nuk po e nënvlerësonte çështjen e atyre që vuajnë tmerrësisht në këtë jetë; ai vetë ishte një prej tyre. Por ai e dinte se ato vuajtje do të tejkaloheshin përgjithmonë nga oqeani i gëzimit që do t’u japë Perëndia atyre që e pranojnë Atë lirisht.

Ndërsa doktrina e katërt është kjo: Njohja e Perëndisë është një e mirë e pakrahasueshme.

Njohja e Perëndisë është përmbushja përfundimtare e ekzistencës njerëzore, një e mirë e pafund. Për pasojë, personi që njeh Perëndinë, pavarësisht sa shumë ka vuajtur, mund të thotë ende, “Perëndia është i mirë me mua.”

Pra, nëse krishterimi është i vërtetë, nuk është tërësisht e pagjasë që të ekzistojnë vuajtja dhe ligësia.

E përmbledhur: për të gjitha këto arsye, versioni i probabilitetit për problemin e ligësisë nuk është më i suksesshëm se versioni logjik.

Atëherë, si problem i pastër intelektual, problemi i ligësisë nuk e përgënjeshtron ekzistencën e Perëndisë.

Por edhe nëse këto argumente intelektuale dështojnë, problemi emocional i vuajtjes dhe ligësisë mbetet shumë i fuqishëm.

Nëse ke vuajtur thellësisht, ose nëse ke parë një person të dashur të kalojë dhimbje të fortë, ti mund të mendosh: “Epo, çfarë pastaj nëse Perëndia ekziston? Pse vallë do të doja t’i përgjigjesha e ta adhuroja? Ndihem i ftohtë... dhe bosh... dhe nuk dua të kem fare të bëj me Të.”

Ti nuk je vetëm. Perëndia ta di emrin. Ai e di kush je dhe çfarë ke kaluar. Perëndia premton të jetë me ty përmes vuajtjes. Ai mund të të japë forcën për të duruar.

Edhe Jezus Krishti vuajti. Megjithëse i pafajshëm, Ai u torturua e u dënua me vdekje. Vuajtja e Tij e kishte një qëllim: të na siguronte lidhjen jetëdhënëse me Perëndinë.

Perëndia jo vetëm ekziston, por edhe të do. Ai të kërkon ty, të ofron shpresë, dhe... në kohën e duhur... do t’i bëjë të gjitha gjërat të reja.

“Do të thajë çdo lot në sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje dhe vajtim, as vaj, as dhimbje. Sepse e vjetra ka shkuar.” Zbulesa 21:4, Bibla.